Facebook dhe Instagram heqin censurën. Njerëzit do shkruajnë çfarë të duan në emër të lirisë
Facebook dhe Instagram do të heqin censurën. Kushdo do shkruajë çfarë të dojë dhe do jenë vetë përdoruesit e këtyre platformave, ti, unë, që do lënë shënime për të kundërshtuar diçka apo për ta përgënjeshtruar diçka. Ama të gjithë do të kenë mundësinë të shprehin atë që mendojnë, qoftë kjo është cënuese e lirisë së tjetrit.
Aktualisht, Facebook dhe Instagram kanë mundësinë e raportimit. Pra nëse një mesazh është abuziv, fyes, nënçmues, me gjuhë urrejtje, fake news, mund ta raportosh dhe fshihet automatikisht.
Me ndryshimet e reja që shefi i META, Zuckerberg ka paralajmëruar, do të kemi vetëm mundësinë e replikës në komente apo përmbajtje të ndryshme.
Po a nuk do të nxiste kjo më shumë debat online dhe do të hapte rrugën edhe më tej konflikteve ballë për ballë?
Zuckerberg thotë se për këtë risi ka mbështetjen e Trump, pas BE dhe presidenca e Biden nuk e kanë lejuar.
Ku mendoni se do të shkojë bota që po jetojmë nëse ligji “Liria jote mbaron ku fillon e imja” merr fund?
Video e Zuckerberg:
“Ka ardhur koha të kthehemi në rrënjët tona të shprehjes së lirë të mendimit.
Problemi me sistemet komplekse është se bëjnë gabime. Edhe pse aksidentalisht fshijnë vetëm 1% të postimeve, kjo nënkupton censurë për miliona njerëz.
Kështu do rikthejmë lirinë e të shprehurit në platformën tonë.
Do t`i zëvendësojmë fack checkers me komentet e komunitetit, në mënyrë të ngjashme me X, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara.
Do të kërkojmë ndihmën e Presidentit Trump.
Europa ka më shumë ligje që e kufizojnë shprehjen e lirë dhe ma bën të vështirë të krijoj diçka inovative.
E vetmja mënyrë që të ecim përpara në këtë ide, është me mbështetjen e qeverisë amerikane. Katër vitet e fundit e kemi pasur të vështirë ta realizojmë, por tani që po na jepet kjo liri, do ta shfrytëzojmë”, tha Zuckerberg.
Disa njerëz shkruajnë nëpër komente se tani rrjetet sociale do të jenë tërësisht në duar të analfabetëve, të tjerë thotë: Ahh tani do mund ta shesim për të vërtetë çdo budallallik.