Tech

Facebook tani do të quhet Meta

Facebook tani do të quhet Meta

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg ka njoftuar ditën e sotme se emri i ri i kompanisë do të jetë Meta.

"Ne jemi një kompani që ndërton teknologji për t'u lidhur. Së bashku, më në fund mund t'i vendosim njerëzit në qendër të teknologjisë sonë. Dhe së bashku, ne mund të zhbllokojmë një ekonomi krijuese masivisht më të madhe. Për të reflektuar se kush jemi dhe çfarë shpresojmë të ndërtojmë,” Tha Zuckerberg.

Ai tha se emri Facebook nuk përfshin plotësisht gjithçka që kompania bën tani dhe është ende e lidhur ngushtë me një produkt. “Por me kalimin e kohës, shpresoj të shihemi si një kompani metaverse”, tha ai.

Riemërtimi është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të zhvendosur idenë e të qenurit i njohur si thjesht një kompani e mediave sociale dhe për t'u fokusuar në planet e Zuckerberg për ndërtimin e Metaverse.

Çfarë është Metaverse?

Facebook tani do të quhet Meta

Sipas Mark Zuckerberg, deri në vitin 2031 ne të gjithë do të jetojmë dhe punojmë në metaverse, një seri botësh virtuale të cilat do të bëhen platforma më e rëndësishme e teknologjisë së re që nga zbulimi i internetit. Ai është i bindur se kjo është e ardhmja, saqë këtë javë Facebook njoftoi se do të krijojë 10.000 vende të reja pune në BE të dedikuara për ndërtimin e metaverse.

Tiranapost.al.Z.B