Tech

Çfarë ka zbuluar NASA në Kinë, ku numri i të infektuarve është ulur ndjeshëm?

Çfarë ka zbuluar NASA në Kinë, ku numri i të

NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës ( ESA) kanë publikuar disa grafika të reja që tregojnë dukshëm më pak ndotje në zona të Kinës, kryesisht ato që u goditën më keq nga koronavirusi. Satelitët e monitorimit të ndotjes së ajrit kanë zbuluar ulje të konsiderueshme të dioksidit të azotit ( NO2) në atmosferë.

NASA thotë se ndryshimi lidhet pjesërisht më ngadalësimin ekonomik për shkak të përhapjes së virusit. Zyrtarët kinezë bllokuan transportin dhe bizneset duke filluar nga fundi i janarit.

Notrious dioxide është gazi që lëshohet nga automjetet, termocentralet dhe industritë.

Harta në të majtë tregon vlerat e NO2 në gjithë Kinën nga data 1 deri më 20 janar. Ndërsa harta në të majtë tregon të njëjtën zonë nga 10-25 shkurti, periudha e karantinës.

Çfarë ka zbuluar NASA në Kinë, ku numri i të

Shkencëtarët e NASA-s thonë se ulja e ndotjes së ajrit u regjistrua në fillim në Wuhan e më pas e përhapur në gjithë vendin.

Fei Liu, studiues për cilësinë e ajrit thotë: Kjo është hera e parë që kam parë një përmbysje kaq dramatike të nivelit të ndotjes mbi një zonë kaq të gjerë dhe të populluar në mes të një ngjarje kaq specifike si koronavirusi.