Tech

Çfarë u kërkua më shumë në Google gjatë 2021?

Çfarë u kërkua më shumë në Google gjatë

Këtë vit, njerëzit donin të përmirësoheshin.

Këto janë përfundimet nga lista vjetore e Google "Year in Search", e publikuar ditën e sotme. Çdo vit, kompania e teknologjisë analizon se cilat terma kërkimi panë rritjen më të lartë gjatë vitit.

Ato pyetje dhe fraza që panë rritje jashtëzakonisht të lartë në kërkime mund t'i tregojnë kompanisë se çfarë informacioni duhet të bëhet më i arritshëm dhe të na mësojë pak më shumë për atë që kemi përjetuar të gjithë së bashku.

Pasi njerëzit kaluan vitin 2020 duke u përpjekur të mbijetojnë dhe të kuptojnë pandeminë globale, rezultatet e këtij viti treguan një histori të një bote që kërkon të rindërtohet fizikisht, emocionalisht dhe socialisht.

"Njerëzit po vijnë në Google duke kërkuar mënyra për t'u shëruar," tha Hema Budaraju, drejtore e lartë e produkteve, shëndetit dhe ndikimit social të kërkimit në Google.

Kërkimet e fokusuara te shëndeti, vaksinimet, mirëqenia dhe ndihma ndaj të tjerëve panë rritjet më të mëdha gjatë këti viti.

Vaksinimi

Nëse viti 2020 kishte të bënte me testimin, viti 2021 kishte të bënte me vaksinimin.

Një vit i jetës pandemike la shumë njerëz me më shumë pyetje pasi situata në mbarë globin evoluoi nga menaxhimi i virusit në mbrojtjen kundër tij me vaksina.

Mirëqenia

Në 2021, "pse ndihem i trishtuar?" u kërkua më shumë se kurrë më parë dhe pa një rritje prej 10% nga viti 2020, sipas matjeve nga Google.

Temat si ankthi, stresi, pikëllimi dhe terapia arritën kulmin e të gjitha kohërave këtë vit, tha Budaraju.

"Si të ulim presionin e gjakut", "pse jam gjithmonë i lodhur" dhe "sa kalori duhet të ha" ishin ndër termat e kërkimit që kryesuan tabelat shëndetësore në rritjen e kërkimeve në Google gjatë vitit.

Të ndihmojmë të tjerët

Në një fitore për njerëzimin, kërkimet e Google këtë vit përshkruan gjithashtu një botë që ishte e interesuar për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Së bashku me kërkimet se si të ndihmoni shëndetin tuaj mendor ishin fraza si "si të ndihmoni një mik" dhe "si të ndihmoni dikë që ka një atak paniku".

Gjëja kryesore, tha Budaraju, është se këtë vit njerëzimi kishte "më shumë vetëdije për nevojën për t'u kujdesur për veten dhe të dashurit e tyre".

Tiranapost.al