Festivali që mblodhi tek Piramida e Tiranës vetëm ata që punojnë nga shtëpia
E Premte 6 Dhjetor 2024, 19:55
TiranaPost
Piramida mblodhi të ashtuquajturit Nomadë Digjitalë, të gjithë ata që për vend fizik pune, kanë shtëpinë.
Tirana Digital Nomad Festival 2024 u rikthye në nëntor me edicionin e dytë. Të gjithë nomadët digjitalë patën mundësinë të takoheshin, bisedonin dhe të mësonin më shumë nga folës të ndryshëm nga e gjithë bota rreth eksperiencave të tyre.
I organizuar nga Bashkia e Tiranës, festivali këtë vit pati 4 shtylla mbështetëse.
Sipërmarrja
Ekonomia e Gjelbër
Teknologjitë Kreative
Stili i Jetës
Të gjitha këto tema dinamike që u diskutuan gjatë festivalit, Tirana Digital Nomad Festival 2024, ofruan mundësi për t'u lidhur me individë me të njëjtin mendim dhe për të përjetuar të ardhmen e punës në distancë në një nga qytetet më të gjalla të Evropës.