Tech

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 për shkak të niveleve të rrezatimit

Franca ndalon shitjet e iPhone 12 për shkak të niveleve të

Franca ka urdhëruar Apple të ndalojë shitjen e iPhone 12 për emetimin e tepërt të rrezatimit elektromagnetik.

Të martën, mbikëqyrësi francez i ka kërkuar Apple që nëse nuk mund ta zgjidhë problemin nëpërmjet një përditësimi të softuerit, duhet të tërheqë çdo iPhone 12 të shitur ndonjëherë në vend.

iPhone 12 u lëshua për herë të parë në shtator 2020 dhe ende shitet në mbarë botën.

Apple i tha BBC-së se po kundërshtonte rishikimin e ANFR-së dhe tha se i kishte ofruar rregullatorit rezultatet laboratorike nga vetë gjigandi i teknologjisë dhe palët e treta, të cilat tregojnë se pajisja është në përputhje me të gjitha rregullat përkatëse.

Ministri dixhital i Francës, Jean-Noel Barrot i tha gazetës franceze Le Parisien se vendimi ishte për shkak të niveleve të rrezatimit mbi pragun e pranueshëm, sipas Reuters .

“Apple pritet të përgjigjet brenda dy javësh”, tha ai.

"Nëse ata dështojnë ta bëjnë këtë, unë jam i përgatitur të urdhëroj një tërheqje të të gjithë iPhone 12 në qarkullim. Rregulli është i njëjtë për të gjithë, përfshirë gjigantët dixhitalë."