Tech

Gjithë pyetjeve që mund të kesh rreth rrjetit 5G ua gjen përgjigjet këtu

Gjithë pyetjeve që mund të kesh rreth rrjetit 5G ua gjen

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken nënshkruan dje marrëveshjen për rrjetin 5G. Kjo i hap rrugën procedurave që edhe Shqipëria të ketë akses në rrjetin e shpejtë 5G.

Ishte programuar për vitin e kaluar, pati një tërheqje prej pandemisë dhe u mundësua vetëm ditën e djeshme, në takimin e Ramës me Blinken në Bruksel, zyrtarizimi i kësaj marrëveshje. Po çfarë është 5G? Vitin e kaluar u lakua dhe u akuzua nga konspiracionistët si shkak i pandemisë së Covid, pa asnjë bazë dhe të dhënë shkencore. Këto janë informacione fake news që gjithkush mund t`i ketë lexuar në rrjet, por çfarë është konkretisht rrjeti 5G që shumë shpejt do jetë realitet në Shqipëri?

Çfarë është 5G?

5G është rrjeti celular i gjeneratës së 5-të. është një standard i ri global i Wireless pas rrjeteve 1G, 2G, 3G dhe 4G. 5G. Mundëson një lloj të ri rrjeti i krijuar për t`i lidhur pothuajse të gjithë dhe gjithçka së bashku, përfshirë makineritë, objektet dhe pajisjet.

Teknologjia ëireless 5G ka për qëllim të ofrojë shpejtësi më të larta të të dhënave multi-Gbps, vonesë shumë të ulët, më shumë besueshmëri, kapacitet të rrjetit, rritje të disponueshmërisë dhe një përvojë më uniforme për më shumë përdorues. Performanca më e lartë dhe efikasiteti i përmirësuar fuqizojnë përvojat e reja të përdoruesve.

Kush e shpiku 5G?

Asnjë kompani apo person specifik nuk e zotëron 5G, por ka disa kompani brenda ekosistemit celular që po kontribuojnë për t`i dhënë jetë 5G-së. Kompanitë variojnë nga ato të krijimit të infrastrukturës dhe prodhuesit e përbërësve / pajisjeve deri te operatorët e rrjetit celular dhe ofruesit e shërbimeve vertikale.

Cilat janë ndryshimet midis gjeneratave të mëparshme dhe 5G?

Të mëparshmit janë 1G, 2G, 3G dhe 4G.

Gjenerata e parë - 1G në vitin 1980 prezantoi zërin analog.

Gjenerata e dytë - 2G Fillimi i viteve 1990: prezantoi zërin digjital

Gjenerata e tretë - 3G Fillimi i viteve 2000: solli të internetin celular

Brezi i katërt - 4G LTE Vitet 2010: 4G LTE zgjeroi epokën e përdorimit të gjerë të celularit në telefon.

1G, 2G, 3G dhe 4G të gjitha çuan në 5G, e cila është krijuar për të siguruar më shumë internet se më parë.

Me shpejtësi të lartë, besueshmëri superiore dhe vonesë të papërfillshme, 5G do të zgjerojë ekosistemin celular në sfera të reja. 5G do të ndikojë në çdo industri, duke e bërë realitet transportin më të sigurt, kujdesin shëndetësor në distancë, bujqësinë precize, logjistikën e digjitalizuar dhe më shumë se kaq.

Kur dhe si do ndikojë 5G në ekonominë globale?

5G po e nxit që tani rritjen globale.

•Përbën 13.1 Trilionë dollarë të prodhimit ekonomik global

• Do krijojë 22.8 milionë vende të reja pune

Përmes një studimi historik të ekonomisë 5G u zbulua se efekti i plotë ekonomik i 5G ka të ngjarë të realizohet në të gjithë globin deri në vitin 2035. Ky ndikim është shumë më i madh se gjeneratat e mëparshme të rrjetit.

Si do e ndikojë 5G jetën time?

5G është krijuar për të bërë gjëra të ndryshme që mund të transformojnë jetën tonë, duke përfshirë shkarkimin apo dërgimin më të shpejtë të videove. Përkthimin në kohë reale të një videoje, mosngecjen e internetit kur flet me dikë.

A është 5G i disponueshëm që tani?

Po, 5G është tashmë konkret dhe operatorët globalë kanë nisur krijimin e rrjeteve të reja 5G që në fillim të vitit 2019. Gjithashtu, të gjithë prodhuesit kryesorë të telefonave po i përshtasin për rrjetin 5G. Dhe së shpejti, edhe më shumë njerëz mund të kenë mundësi të përdorin 5G.

5G është vendosur në 60+ vende të botës. Konsumatorët janë shumë të ngazëllyer për shpejtësinë.

A do kem nevojë për një telefon të ri nëse dua të përdor 5G?

Po, do të duhet të marrësh një smartphone të ri që e suporton 5G-në.

*Artikulli i qualcomm u përshtat në shqip nga Tiranapost.al. Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit