Tech

Grupi 4iG me blerjen e Spacecom hyn në industrinë globale të komunikimit hapësinor

Grupi 4iG me blerjen e Spacecom hyn në industrinë globale të

Grupi 4iG, investitori më i madh hungarez në Shqipëri pas blerjes së kompanive ONE Telecommunications dhe ALBtelecom, ra dakord për kushtet e blerjes si hap fillestar të një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom. Në bazë të kësaj, kompania e infokomunikimit mund të blejë 20% të aksioneve të Spacecom në emetimin e aksioneve publike dhe private, në përputhje me miratimin e Ministrisë izraelite të Komunikimeve. Në tre vjet pas mbylljes së këtij transaksioni të shpallur në Bursat e Budapestit dhe Tel Avivit, 4iG mund të rrisë pjesën e saj në Spacecom me një shtesë prej 31% të aksioneve, me kusht që Ministria izraelite e Komunikimeve dhe aksionarët të bien dakord për blerjen e mëtejshme.

“Ne jemi krenarë që pas një viti e gjysmë përgatitjeje, qeveria izraelite ra dakord të fitonim pronësinë e një pakete të vogël të aksioneve të Spacecom, e cila zotëron dhe operon infrastrukturën bazë. Me këtë marrëveshje, 4iG mund të jetë sipërmarrja e parë hungareze që mbart potencialin e kalimit nga asetet e komunikimit fiks në ato hapësinore, me shërbime në shkallë të plotë dhe të ndërveprueshme në fushën e digjitalizimit dhe telekomunikacionit”, tha Gellért Jászai, Kryetar i Grupit 4iG.

Grupi 4iG me blerjen e Spacecom hyn në industrinë globale të

“Njohuria dhe përvoja e Spacecom mbështesin fort nisjen e satelitit të parë tregtar hungarez, e cila mund të ndodhi brenda 4-5 viteve, falë shkëmbimit të teknologjisë dhe njohurive të krijuara në lidhje me këtë bashkëpunim”, shtoi ai.

Spacecom, e listuar në bursën e Tel Avivit, ofron shërbime satelitore të transmetimit dhe brezit të gjerë për klientët në mbarë botën, si në Hungari dhe në rajon me satelitin AMOS 3, duke përdorur orbitën gjeostacionare hungareze deri në vitin 2024. Pas kësaj date, Hungaria ka mundësinë të fitojë sërish kontrollin mbi orbitën dhe frekuencën e saj. CarpathiaSat cPlc. u krijua brenda 4iG Group për të përfituar këtë avantazh dhe sipas planeve do të lëshojë dhe operojë satelitin e parë hungarez të telekomunikacionit në orbitën gjeostacionare. Përveç kësaj, CarpathiaSat zotëron të drejtën për të funksionuar në orbitën e Hungarisë për njëzet vjet, nga viti 2024. Blerja e Spacecom ofron gjithashtu mbështetje të rëndësishme teknologjike dhe biznesi për zhvillimin e satelitit tregtar hungarez për të zëvendësuar AMOS 3.