Tech

Hej Siri, më ndaloi policia! Pasi ta thoni këtë, diçka do t’i ndodhë iPhone-it tuaj

Hej Siri, më ndaloi policia! Pasi ta thoni këtë, diçka do

E gjitha duket se është frymëzuar nga incidentet e rënda që kanë ndodhur me policët javët e fundit në Amerikë, por që ky opsion i ri do t’u hyjë në punë njerëzve kudo në botë.

Nëse thoni "Hey Siri, I'm getting pulled over" (Hej Siri, por më ndalon policia), që një përdorues më parë duhet ta regjistrojë vetë, celulari juaj iPhone do të bëjë disa veprime automatikisht: do të ndalojë cdo muzikë që po luani, do të ulë ndriçimin e celularit, do të aktiviziojë opsionin ‘Do not disturb’ që të bllokojë thirrjet hyrëse, do të hapë kamerën tuaj të përparme dhe do të nisë të regjistrojë një video.

Siri gjithashtu do t’i dërgojë një mesazh një kontakti që keni caktuar ju më parë, duke i bërë atij të ditur se ju ka ndaluar policia dhe duke i dërguar vendndodhjen tuaj aktuale.

Pasi ndaloni regjistrimin, celulari ia dërgon një kopje të videos një kontakti që ju keni vendosur më herë dhe ju jep mundësinë ta dërgoni në iCloud ose Dropbox.

Opsioni "Policia" u krijua për herë të parë në vitin 2018, por së fundmi është përditësuar dhe është ndryshuar në “I'm being pulled over”./ Burimi CNN