Tech

Huawei sponsorizon Tirana Inc me pajisjen inteligjente Huawei IdeaHu

Huawei sponsorizon Tirana Inc me pajisjen inteligjente Huawei IdeaHu
Huawei është një nga sponsorat kryesorë të Tirana Inc dhe në mbështetje të kësaj nisme ka dhuruar për studentët pjesëmarrës pajisjen më novatore dhe inteligjente në treg, Huawei IdeaHub. Kjo pajisje, me të gjitha opsionet e saj, pasuron ndjeshëm seancat mentoruese të studentëve gjatë rrugëtimit në këtë program.

Të pranishëm në këtë takim bashkëpunimi ishin bashkëthemeluesi i Preneur. Amsterdam Z. Arjan Goudsblom, përfaqësues nga kompania Huawei në Shqipëri dhe drejtues të Tirana Inc, të cilët diskutuan mbi avantazhet që sjell teknologjia e re e informacionit në zhvillimin e vendit, kryesisht në fushën e arsimit.

Huawei IdeaHub është një mjet produktiviteti për zyrën inteligjente, e cila bashkon shkrimet, video konferencat me definicion të lartë (HD) dhe mundësitë për të qenë i lidhur përmes wireless. Nëpërmjet kësaj pajisje të zgjuar, studentët shqiparë do të kenë mundësinë të ndërtojnë një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente.

Fjalën hapëse në këtë takim e mbajti Z.Arjan Goudsblom, i cili u shpreh se Preneurz.Amsterdam është shumë mirënjohës ndaj Huawei që po vendos në dispozicion pajisjen IdeaHub për ekipet studentore që marrin pjesë në Tirana.Inc. “Bashkëpunimi, kreativiteti dhe stuhia e ideve janë aftësi shumë të rëndësishme për t’u zhvilluar për sipërmarrësit aspirantë dhe IdeaHub është një mjet i shkëlqyer lehtësues,” tha ai.

Huawei sponsorizon Tirana Inc me pajisjen inteligjente Huawei IdeaHu

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Drejtuesi i Huawei për Bizneset në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, Z.Marjan Hoxha, i cili në fjalën e tij evidentoi se Huawei do të vazhdojë të sjellë në Shqipëri praktikat dhe pajisjet më të fundit të teknologjisë elitare. “Investimi në arsim është thelbësor për përparimin e shoqërisë. Huawei do të mbështesë gjithmonë nismat e të rinjve dhe do të nxisë krijimtarinë e tyre në fushën e novacionit”- u shpreh ai.

Huawei, udhëheqësi global i telekomunikacionit, me prezencë në më shumë se 170 vende është përkushtuar të krijojë vlera maksimale për operatorët, kompanitë dhe klientët e telekomunikacionit, duke siguruar zgjidhje dhe shërbime konkurruese. Shumë kompani kanë zgjedhur Huawei si partnerin e tyre për transformimin dixhital, prandaj dhe Shqipëria ka zgjedhur të bashkëpunojë me gjigantët e teknologjisë për të ecur përpara. Në vendin tonë kompania operon prej vitit 2008, duke sjellë në tregun lokal fjalën e fundit të teknologjisë së komunikimit dhe informacionit.

Tiranapost.al