Instagram do të zgjasë kohën e videove të postuara në story

E Martë 4 Tetor 2022, 21:28
TiranaPost
Instagram ka njoftuar ndryshime të reja në rrjetin social. Ndryshimi më esencial është ai i kohës së insta story e cila nga 15 sekonda do zgjatet në 1 minutë.
Deri para këtij ndryshimi, videoja e një përdoruesi të kësaj platforme ndahej në disa pjesë nëse ishte më e gjatë se 15 sekonda. Kjo e bënte më të vështirë shtimin e videove në Story.
Instagram gjithashtu ka lançuar edhe Qendrën Familjare dhe kontrollin prindëror në disa vende, ku prindërit tashmë mund të marrin materiale dhe metoda monitorimi nga specialistët.
Kjo u mundëson atyre të vendosin limite kohore dhe të monitorojnë sa kohë kalojnë fëmijët e tyre në Instagram.