Tech

Instagram me një risi për ata që duan të mbajnë sekret bisedat

Instagram me një risi për ata që duan të mbajnë sekret

Për ata që duan të mbajnë sekret bisedat në Instagram, aplikacioni sjell një risi. Është zhdukja e mesazheve pasi personi t'i ketë lexuar apo përfunduar bisedën.

Bëhet fjalë për një komandë të re të shtuar që quhet Vanish. Nëse shtyp këtë komandë, mesazhet apo biseda do të fshihet automatikisht.

Nëse ende nuk të është shfaqur, duhet të bësh përditësimin e aplikacionit. Shko në Apple App Store ose në Play Store për Android dhe shtyp kompandën Update.

Pasi të keni bërë këtë, klikoni faqen e Instagram dhe më pas DM (Direct Message). Pasi të keni klikuar do t'ju shfaqet një ikonë ku lexon Upgrade, e cila lidh Instagramin dhe aplikacionin e Facebook Messenger.

Pasi të keni bërë upgrade, do ju shfaqet modaliteti Vanish. Edhe Facebook Mesenger ka aktiv komandën Vanish për të fshirë bisedën, që edhe personi me të cilin chatoni të mos e ketë të ruajtur.

*Artikulli i marrë nga 'The Tab', përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.