Tech

Instagram së shpejti me ndryshime që prekin mesazhet mes të rriturve dhe adoleshentëve

Instagram së shpejti me ndryshime që prekin mesazhet mes të

Instagram do të ndërmarrë politika të reja që kufizojnë ndërveprimet në aplikacion mes adoleshentëve dhe të rriturve, për shkak të çështjeve të sigurisë. Aplikacioni do të ndalojë të rriturit nga dërgimi i mesazheve drejtpërdrejt ndaj adoleshentëve të cilët nuk i ndjekin në adresën e tyre. Nëse ata dërgojnë SMS, në inboksin e adoleshentëve do të paraqitet një ikonë që jep udhëzim sigurie për ata që shfaqin sjellje potencialisht të dyshimta. Kjo do u japë mundësinë adoleshentëve për të raportuar ose bllokuar të rriturit së dërguari mesazhe.

Udhëzimet do tu kujtojnë përdoruesve të rinj që të mos ndiejnë presion për t'iu përgjigjur mesazheve dhe të jenë të kujdesshëm në ndarjen e fotove, videove ose informacioneve me dikë që nuk kanë njohje.

Njoftimet do të shfaqen kur sistemet e moderimit të Instagram do të evidentojnë sjellje të dyshimta nga përdoruesit e rritur.

Instagram së shpejti me ndryshime që prekin mesazhet mes të

Kompania nuk ka treguar më shumë detaje se si do funksionojë ky sistem. Instagram në pronësi të Facebook thotë se kjo veçori do të jetë e disponueshme në disa vende këtë muaj dhe globalisht së shpejti.

*Tiranapost.al.