Tech

Instagram vjen me ndryshime pas ndërprerjes globale prej 6-orësh

Instagram vjen me ndryshime pas ndërprerjes globale prej 6-orësh

Instagram ka njoftuar për shtimin e dy opsioneve të reja, të cilat kanë si funksion të njoftojnë përdoruesit nëse aplikacioni pëson një ndërprerje.

"Sot, ne po prezantojmë dy opsione të reja për t'i ndihmuar njerëzit, për t'u dhënë më shumë informacion në lidhje me ndërprerjet e Instagram dhe statusin e llogarisë së tyre, drejtpërdrejt në aplikacion," tha kompania.

Opsioni i Statusit të Llogarisë

Instagram vjen me ndryshime pas ndërprerjes globale prej 6-orësh

Opsioni do t'u sigurojë përdoruesve informacion në lidhje me përmbajtjen që ata kanë raportuar ose postuar që bie ndesh me politikat e aplikacionit. Kjo përfshin postimet, komentet dhe profilet e llogarisë.

Përdoruesit mund të shohin se cilat postime të tyre shkelën udhëzimet e aplikacionit dhe për cilat arsye konkretisht.

Nëse një përdorues beson se postimi i tij është hequr gabimisht, ai mund të apelojë heqjen duke kërkuar një rishikim direkt në faqe.

Opsioni i statusit të llogarisë tani është i disponueshëm në aplikacionin Instagram.

Instagram do t'ju tregojë nëse ka një ndërprerje

Instagram vjen me ndryshime pas ndërprerjes globale prej 6-orësh

Kompania po teston gjithashtu një veçori që njofton përdoruesit në ‘’Feed Activity’’ kur aplikacioni pëson një ndërprerje ose çështje teknike.

Për shembull, aplikacioni do të njoftojë përdoruesit nëse një çështje i pengon ata të ngarkojnë ose shikojnë postime. Gjithashtu do të njoftojë përdoruesit edhe kur zgjidh një çështje me aplikacionin.

Megjithëse mund të mos dërgojë një njoftim sa herë që ka një ndërprerje, funksioni do të shërbejë për të dhënë përgjigje në rast se ka konfuzion midis përdoruesve.

Instagram tha se do të testojë funksionin e njoftimit në SHBA gjatë muajve të ardhshëm. Dhe do ta lëshojë ngadalë tek përdoruesit e tjerë pas periudhës së testimit.

Ky funksion vjen jo shumë kohë pasi Facebook pësoi një ndërprerje globale gjashtë-orëshe që ndikoi në platformat e tij duke përfshirë dhe Instagramin.

Tiranapost.al