Tech

“Internet pa WiFi”, 20 vjeçarja nga Durrësi renditet e dyta në konkursin botëror të konkurseve teknologjike

“Internet pa WiFi”, 20 vjeçarja nga Durrësi renditet e

Xhulia, një vajzë 20-vjeçare nga Durrësi, ka arritur të renditet e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se e reja durrsake ka tërhequr vëmendjen e liderërve të zhvillimit të teknologjive botërore si Bill Gates dhe është një shembull frymëzues i ndryshimit që do të sjellë gjenerata e të rinjve shqiptarë të cilët janë kreativë dhe inovativë.

Xhulia shprehet se modeli i saj i suksesit është Steve Jobs dhe dëshiron shumë të ecë në hapat e tij.

“Modeli im i suksesit është Steve Jobs dhe do doja shumë të ecja në hapat e tij. Qasja me internetin ka qënë shumë e hershme duke filluar nga internet kafeja e babait tim kur unë mësova hapat e para si të programoja. Që kur kam prekur libri e parë të teknologjisë unë kam thënë që kjo është dega që unë dua.”

“Internet pa WiFi?

“Internet pa Wifi besoj do të jetë e pranishme në të ardhmen tonë. Me këtë projekt jam njohur para dy vitesh ku unë u prezantova me teknologjinë e rilidhjes së kompjuterëve, telefonave celularët si lidheshin me njëri-tjetrin dhe çfarë repriktimi kishin. Kisha disa kufizime të vogla si psh hapësira ku vendoset informacioni dhe hapësira ku vendoset lidhja me WiFin dhe unë mendova se ka diçka që unë mund ta bëj më mirë ose mund të thellohem dhe të arrij në diçka akoma edhe më të mirë”, thotë Xhulia.

Tiranapost.al