Tech

iPhone mund të hakohet me malware edhe kur është i fikur

iPhone mund të hakohet me malware edhe kur është i fikur
Studiuesit në Gjermani zbuluan se çipi i Iphone mund të hakohet për të instaluar malware - edhe pse telefoni është i fikur.

Kjo vjen pas përditësimit të ri të iOS 15, që përfshin një veçori që ju lejon të gjeni vendndodhjen e një iPhone edhe kur ai është i fikur.

Apple ka pohuar se opsioni i ri do të rrisë sigurinë e përdoruesve sepse u lejon atyre të gjejnë një telefon të humbur ose të vjedhur, edhe kur janë të fikur.

Megjithatë, për shkak se çipat mbeten të ndezur edhe kur iPhone është i fikur, studiuesit paralajmërojnë se kjo mund të përbëjë një kërcënim të ri.

Studimi gjithashtu arrin në përfundimin se hakerët do të duhet së pari të hakojnë dhe të hapin iPhone për të qenë në gjendje të aksesojnë dhe të shfrytëzojnë çipin.

Në këtë moment në kohë, nuk ka asnjë provë që ky lloj sulmi është përdorur ende. Është vetëm një teori.

Tiranapost.al