Tech

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Jo vetëm #Kudo, por #KudoShëndetshëm

Kohëve të fundit gjithmonë e më shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për të jetuarin shëndetshëm. Kanë filluar të ushqehen shëndetshëm, të bëjnë kontrolle dhe check up-e rutinë, të shkojnë në palestër e të merren me sport në përgjithësi, si dhe të ushqejnë mendjen dhe shpirtin me energji pozitive.

Sigurisht që Vodafone është kudo me abonentët e vetë dhe këta të fundit janë kudo me Vodafone: kur shkojnë për hiking dhe bëjnë postime të bukura live, kur marrin sugjerime interesante se ku të udhëtojnë falë ambasadorëve të Vodafone, kur studiojnë recetat e shëndetshme të blogerëve më të mirë të ushqimit falë internetit të shpejtë, kur bëjnë save në Instagram ushtrimet më të mira dhe ndjekin hap pas hapi instruktorët më të mirë të fitnesit, jogës apo meditimit. Sepse po, pa internet cilësor nuk ka jetë cilësore!

Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se filozofia e Vodafone-it është gërshetimi i teknologjisë me shpirtin njerëzor. Dhe teknologjia është një mjet i fuqishëm në funksion të mirëqenies sonë fizike e shpirtërore! Është pikërisht kjo arsyeja përse fushata më e fundit e Vodafone titullohet #JetoShëndetshëm. Një sërë personazhesh të rëndësishme të botës së rrjeteve sociale ndajnë në këtë fushatë këshilla se si ndjekësit dhe abonentët e kompanisë më të mirë te telekomunikacionit të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme...

Instruktori i fitnesit, Marin Camaj, na tregon se si ecja në natyre e tokëzimi i bëjnë mirë trupit tonë, po aq sa mesazhi se dielli duket që në mëngjes, kështu që mirë është që dita të niset me ushtrime të thjeshta sapo zgjohemi. Kështu ndihemi të ripërtërirë dhe mbushin trupin me oksigjen. Taulant Nukaj ndan përvojën e tij se për një trup e mendje të shëndetshme ai bën një gërshetim të sportit me dashurinë për natyrën dhe kafshët, që bën vërtet mirë për shpirtin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për mjeshtrin e dronit, Duli Kasmin, videot fantastike të të cilit kanë efekt shërues e ripërtëritës jo vetëm për shpirtin e tij, por edhe për të atyre që e ndjekin. Për ata që kanë pasion sportet energjike, Anxhi Çeliku tregon se si kjo lidhje me natyrën dhe sportin e ka ndihmuar atë të jetë më e shëndetshme. Por mbi të gjitha, meqënëse jemi dhe në tetorin rozë, Vodafone kontribuon në jetën e shëndetshme jo vetëm me ndërgjegjësim, por edhe më dhurim konkret. Në bashkëpunim me psikoterapisten Belina Pupa, Vodafone do të dhurojë terapi dhe këshillim falas për vajzat dhe gratë e prekura nga kanceri i gjirit.

Teknologjia dhe interneti mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e shëndetshme, pasi ajo na ndihmon të frymëzohemi dhe gjejnë këshillat e duhura online që nga mënyra e ushqyerjes deri te sportet që na mbajnë në formë fizike e mendore.

Fushata #JetoShëndetshëm është një vazhdimësi e angazhimit të Vodafone për të qenë sa më pranë komunitetit dhe për t’u shërbyer sa më shumë klienteve te tij.

*Artikull i sponsorizuar