Tech

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të re

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të

iPhone-i i ri nuk do të ketë portin e vjetër të karikimit, pasi BE-ja e detyroi atë të bëjë ndryshim. iPhone 15 do të ketë portë karikimi USB-C, që ndodhet edhe në telefonat android.

iPhone 15 dhe 15 Plus kanë ekrane më të ndritshëm dhe sisteme të përmirësuara të kamerës, ndërsa iPhone 15 Pro dhe Pro Max ka trup titaniumi dhe Apple premton se këto janë “smartphone-t më të fuqishëm që ka krijuar ndonjëherë”.

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të

Telefonat kanë gjithashtu një "buton veprimi" në vend të butonit ‘silent’që mund të personalizohet për një sërë funksionesh.

Apple premton “bateri që zgjat gjithë ditën” në këto smartphone, pasi tregon se përmasat janë rritur, megjithatë nuk tregohet saktësisht sa është kjo rritje.

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të

iPhone 15 dhe 15 Plus do të vijnë në ngjyrat: Rozë, E verdhë, Jeshile, Blu dhe E zezë me çmimet 959€ (128gb) dhe 1.109€ (128gb) respektivisht, me porositë që nisin nga data 22 shtator.

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të

iPhone 15 Pro dhe iPhone 15 Pro Max vijnë në ngjyrat E bardhë, E zezë, Blu dhe Bezhë.

Ju tregojmë si do të jetë iPhone 15, çfarë ka të

iPhone 15 Pro do të vijë me hapësirë ruajtëse 128GB në versionin bazë dhe do të kushtojë €1.239€, ndërsa iPhone 15 Pro Max do të kushtojë €1.489, dhe versioni bazë do të ketë 256GB hapësirë ruajtëse.