Tech

Kjo veçori e re e WhatsApp mund t'ju shpëtojë nga sikleti në të ardhmen, ja si

Kjo veçori e re e WhatsApp mund t'ju shpëtojë nga sikleti

Të gjithë me siguri do ta kenë bërë këtë. I dërgon një mesazh një personi apo grupi të gabuar dhe kur përpiqesh ta fshish, në atë situatë paniku, aksidentalisht klikon 'Fshi për mua' në vend të 'Fshi për të gjithë', dhe kështu fillon sikleti.

Por tani, WhatsApp ka nxjerrë një veçori të re që i mundëson personit të zhbëjë klikimin aksidentalisht të ‘Fshi për mua’ në vend të ‘Fshi për të gjithë’.

WhatsApp njoftoi së fundmi se ka lançuar një veçori të re të quajtur ‘Undo', e cila nis një opsion për 5 sekonda për përdoruesit që të ndryshojnë veprimin e tyre të fshirjes së mesazhit.

Ky funksion i ri do të jetë i disponueshëm si në iPhone ashtu edhe në pajisjet Android.