Tech

ŠKODA FABIA e Re, rehatia e çdo stili!

ŠKODA FABIA e Re, rehatia e çdo stili!

Rrugët në të gjithë botën janë prezantuar së fundmi me ŠKODA Fabian e re dhe është pikërisht siç pritej: e ridimensionuar në mënyrë dinamike, me dizajn elegant kristali dhe teknologji të përmirësuar.

Tashmë edhe në Shqipëri, ajo pritet të jetë një standard i ri për të gjitha automjetet e kategorisë së saj. E prezantuar në tregun shqiptar nga shtëpia e Porsche Albania, ŠKODA FABIA e re premton atë çfarë shumë shoferë prisnin: të njëjtin konsum ekonomik, por kapacitete të shtuara, të përshtatshme për çdo stil jetese.

Këto pritshmëri duken qartë edhe në spotin promocional të publikuar nga koncesionari. Në qendër të kësaj videoje janë dy stile totalisht të ndryshme jete të binjakeve të famshme në rrjetet sociale, Noela & Mikea Kosti. Këto stile vijnë bashkë nëpërmjet muzikës energjike, pamjeve të gjalla dhe estetikës së kuruar.

I gjithë vibrimi i të përditshmeve të tyre nga udhëtimet nëpër male, te blerjet e modës apo oraret e rezervuara për zyrën apo tatuazhin e radhës, akomodohet natyrshëm në ŠKODA Fabian e re. Kështu nën moton “Follow Your Different”, marka ŠKODA i fton të gjithë të ndjekin atë çfarë i dallon dhe përfaqëson më mirë.

Spoti nuk dështon së treguari sesi ngjyrat e perëndimeve buzë detit dhe forca e ashpërsisë së maleve mishërohen në vetë dizajnin e automjetit të preferuar të binjakeve Kosti.

E gjitha falë inxhinierëve dhe dizajnerave të ŠKODA, të cilët kanë ruajtur të njëjtën dukje dinamike prej kristali, por kanë lartësuar brendësinë e saj, duke shtuar përmasat dhe një sistem modern info-argëtimi.

ŠKODA FABIA për të gjithë ata që kërkojnë një makinë të re dhe pasurim të stilit të tyre të pavarur dhe intrigues të jetesës.