Tech

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Meta për shkelje të privatësisë 

Koreja e Jugut gjobit Google dhe Meta për shkelje të

Koreja e Jugut ka gjobitur me miliona dollarë platformën Alphabet të Google dhe ato të kompanisë Meta, pas akuzave se kompanitë kanë shkelur ligjet për privatësinë.

Përmes një deklarate, Komisioni për Mbrojtjen e Informacioneve Personale në Korenë e Jugut tha se Google është gjobitur me 50 milionë dollarë, ndërsa Meta me 30.8 milionë dollarë.

Paneli për privatësi tha se këto kompani nuk i kanë informuar qartë përdoruesit e shërbimeve të tyre dhe nuk kanë marrë pëlqim paraprak për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave që nxjerrin në pah interesat e përdoruesve.