Tech

Koronavirusi mund të qëndrojë në telefon për nëntë ditë

Koronavirusi mund të qëndrojë në telefon për

Koronavirusi mund të qëndrojë në telefon për nëntë ditë, nëse nuk dezinfektohet.  Autoritetet bëjnë thrrje që të lajmë shpesh duart e të ruajmë higjienën personale, por nuk duhet harruar se telefonët që i prekim qindra herë në ditë janë rrezik dhe burim infeksioni.

Studimet kanë zbuluar se Covid-19 mund të mbijetojë tek metali, qelqi dhe plastika për më shumë se një javë, në varësi të kushteve. Nigel McMillan i cili është specialist i sëmundjeve infektive këshillon njerëzit të tregojnë kujdes të shtuar.

‘Mos harroni të pastroni telefonin herë pas here. Është pajisja që përdorim më shpesh gjatë ditës. Mos i lini të tjerët të prekin telefonin tuaj. Për ta pastruar merrni pak alkool, një pecetë mikrofibër dhe pastrojeni lehtë në sipërfaqe. Peceta nuk duhet të jetë shumë e lagur me alkool’.

Koronavirusi mund të qëndrojë në telefon për

Kujdes: Mos përdorni ujë me sapun në telefon, mund ta dëmtojë. Shmangni pajisjet që spërkasin aerosol, zbardhuesit dhe solucionet që përdoren për të hequr yndyrën.