Kremlini ndalon administratën të përdorin iphone: Janë lehtësisht të përgjueshëm

E Hënë 20 Mars 2023, 11:29
TiranaPost
Presidenca ruse ka urdhëruar zyrtarët shtetërorë të ndalojnë përdorimin e celularit iPhone të Apple për shqetësime sigurie, raportojnë mediat ruse.
Zyrtarët në politikën e brendshme të administratës presidenciale ruse, përballen me një afat kohor deri më 1 prill për të hedhur poshtë pajisjet e tyre të prodhuara në SHBA.
Nënkryetari i administratës presidenciale Sergei Kiriyenko ka se iPhone-t ishin lehtësisht të përgjueshëm nga agjencitë e inteligjencës perëndimore.
Kremlini beson se iPhone-ët janë më të ndjeshëm ndaj hakerimit dhe spiunazhit nga specialistët perëndimorë sesa smartfonët e tjerë.