Tech

Kujdes kush ka shkarkuar TikTok, ja çfarë ka zbuluar Wall Street Journal

Kujdes kush ka shkarkuar TikTok, ja çfarë ka zbuluar Wall Street

Wall Street Journal ka publikuar një artikull ku tregon se aplikacioni kinez TikTok ka shkelur politikat e privatësisë së Google, duke grumbulluar të dhëna nga përdoruesit e aplikacionit që kanë telefon me sistem android.

Në artikull thuhet se aplikacioni i ka mbledhur këto të dhëna pa dijeninë e përdoruesve, madje pasi përdoruesit kanë ndryshuar opsionet e privatësisë duke mos treguar të dhëna si vendodhjen apo aksesin në foto.

Më shumë se 89 milionë herë është shkarkuar ky aplikacion kryesisht nga të rinjtë dhe personazhe të famshëm të cilët  postuan video më së shumti gjatë kohës së karantinës.

Përveç të tjerave, thuhet se TikTok ka akses dhe lexon clipboardin në çdo pasisje telefonike  (është informacioni që dikush kopjon dhe e ruan deri sa të bëjë copy një tekst tjetër).

SHBA-të kanë kërkuar që kompania kineze ByteDance t’ia shesë aplikacionin një tjetër kompanie amerikane, duke kërcënuar se aplikacioni do të bllokohet në SHBA.  Deri më tani nuk ka zhvillime, por Microsoft ka ofruar një shumë prej 40 miliardë dollarësh për të blerë aplikacionin për të cilën janë hedhur dyshime se përdoret nga kinezët për spiunazh.

Linkun origjinal nga Wall Street Journal e gjeni këtu: https://www.marketwatch.com/story/tiktok-collected-android-user-data-using-tactic-banned-by-google-2020-08-11