Tech

Kujdes! WhatsApp mund të ketë ekspozuar numrat e telefonit në Google

Kujdes! WhatsApp mund të ketë ekspozuar numrat e telefonit në

Duket se nuk po mbarojnë problemet me WhatsApp, duke shtuar pakënaqësitë e përdoruesve. Pas akuzave se ka nxjerrë grupe chati, dyshohet se WhatsApp ka ekspozuar edhe numrat e telefonit të përdoruesve në Google Search përmes indeksimit.

Disa ditë më parë u raportua se grupet WhatsApp janë shfaqur në Google Search, që do të thotë që çdokush mund ta gjente grupin dhe t'i bashkohet. Sipas ekspertit të sigurisë Rajshekhar Rajaria, numrat e telefonit të përdoruesve të internetit të WhatsApp janë shfaqur në Google Search. WhatsApp është një aplikacion celular, por mund të përdoret gjithashtu në laptopë dhe PC.

"Rrjedhja po ndodh përmes WhatsApp Web. Nëse dikush po përdor WhatsApp në një kompjuter portativ ose në një kompjuter zyre, numrat celularë po indeksohen në Google Search. Këto janë numra celularë të përdoruesve individualë, jo numra biznesi," thotë Rajaharia për IANS. Ai thotë se kjo është alarmante sepse shumë persona hyjnë në WhatsApp nga laptopët dhe PC-të e tyre.

Pas publikimit të rastit me grupet e chatit, Google vendosi ti zhdukë ato, por për miliona përdorues, u bënë të ekspozuar. 

"Pavarësisht se WhatsApp i këshillon përdoruesit dhe i kërkoi Google që të heqë lidhjet e mëparshme të bisedave në grup, numrat celularë përmes aplikacionit Web WhatsApp tani po indeksohen në Google Search" .

Zyrtarë nga WhatsApp kanë reaguar për rastin përmes një deklarate: 

”Që nga Marsi i vitit 2020, WhatsApp ka përfshirë etiketimin “pa indeks ”në të gjitha faqet e lidhjeve të cilat Google do t’i përjashtojë nga indeksimi. Për kujtesë, sa herë që dikush bashkohet me një grup, të gjithë në atë grup marrin një njoftim dhe administratori mund të revokojë ose jo ftesën në çdo kohë”.

Shumë përdorues të WhatsApp kanë vendosur të largohen dhe të hapin aplikacionin e ngjashëm me emrin Signal pasi mendojnë se privatësia e tyre është cënuar.