Tech

Ky byzylyk do t`i tregojë shefit tënd kur nuk je i lumtur

Ky byzylyk do t`i tregojë shefit tënd kur nuk je i lumtur

Mijëra punonjës në të gjithë botën po punojnë nga shtëpia dhe efektet afatgjata të kësaj mënyre të punuari do të vijnë me kohën. Madje disa duken që tani. Njerëz të ndryshëm e kanë përqafuar ndryshimin, të tjerët kanë përjetuar nivele në rritje të stresit dhe konsumimit profesional. Nuk është aq e vështirë për ta kuptuar nëse je pjesë e grupit që po stresohesh apo e ke marrë me qejf punën nga shtëpia.

Përgjigja mund të gjendet në një byzylyk të krijuar nga një kompani britanike e teknologjisë shëndetësore. Në vend që të masë rrahjet e zemrës, mat gjendjen e humorit. Si?

Ka thjesht dy butona: një të verdhë dhe një blu. Ai që e ka në dorë thjesht duhet të shtypë butonat gjatë gjithë ditës për të regjistruar gjendjen e tij të humorit. E verdha është për të treguar lumturinë dhe bluja për të pakënaqurit.

Duket si një zgjidhje e mirë dhe e gatshme për të ndihmuar familjet të jeni në dijeni të humorit të të dashurve ose shefave për të ditur se si ndihen punonjësit e tyre ndërsa punojnë në distancë. 

Menaxherët, pra shefi apo kushdo mund të hyjë në një panel kontrolli online dhe të shikojë se si ndiheshin punonjësit e tyre gjatë gjithë ditës. 

Rripi është silikon, ndërkohë është i fortë dhe rezistent ndaj ujit, që do të thotë se mund të mbahet edhe në dush. 

Nuk ka pse të mbahet domosdoshmërisht në dore, mund të mbahet edhe në tavolinën e punës. 

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al