Marsi po rrotullohet më shpejt, zbulon misioni i NASA-s
E Mërkurë 16 Gusht 2023, 14:05
TiranaPost
Marsi po rrotullohet më shpejt se më parë, sipas të dhënave që NASA InSight mblodhi në planetin e kuq.
Astronomët përcaktuan se rrotullimi i planetit po rritet me rreth 4 miliarcsekonda në vit², ose duke shkurtuar gjatësinë e një dite marsiane me një fraksion të një milisekondi në vit. Një ditë marsiane zgjat rreth 40 minuta më shumë se një ditë në Tokë.
Rritja duket tepër e vogël por studiuesit nuk janë plotësisht të sigurt se çfarë e shkakton atë. Megjithatë, ata sugjerojnë se mund të jetë për shkak të akumulimit të akullit në polet marsiane, ose rritjes së masave tokësore pasi u mbuluan me akull. Kur masa e një planeti zhvendoset në këtë mënyrë, mund të shkaktojë që rrotullimi i planetit të përshpejtohet.