Me opsionin e ri askush nuk mund të përgjojë një iPhone

Çfarë po ndodh?
Apple do të ofrojë një 'Modalitet të ri të bllokimit' për kompjuterët e saj, për iPhone, iPad dhe Mac. Opsioni është projektuar për të luftuar hakerimin e avancuar dhe përgjimin e pajisjeve.
Pse ka rëndësi?
Megjithëse sulmet u ndodhin një grupi të vogël njerëzish, kërcënimi po rritet. Pegasus për shembull u përdor nga qeveritë represive për të spiunuar aktivistët e të drejtave të njeriut, avokatët, politikanët dhe gazetarët. Apple thotë se ka identifikuar sulme të ngjashme ndaj njerëzve në 150 vende gjatë tetë muajve të fundit.
Ç'pritet më tej?
Apple do të krijojë modalitetin e bllokimit falas më vonë gjatë këtij viti dhe ka bërë një angazhim publik për përditësime dhe përmirësime të rregullta. Kompania gjithashtu po rishikon gabimet e mundshme që mund të ketë bërë dhe përmirësimet që jane të nevojshme.
Apple prej vitesh ka tregtuar iPhone, iPad dhe Mac të saj si pajisjet më të sigurta. Po megjithatë ka pasur raste të ndërhyrjes së hacker-ave. Veçoria e re që vjen këtë vjeshtë e quajtur Lockdoën Mode, është krijuar për të luftuar përpjekjet e synuara të hakerimit si malëare Pegasus. Apple njoftoi gjithashtu një grant prej 10 milionë dollarësh për të inkurajuar kërkime të mëtejshme për këtë kërcënim në rritje.
Gjigandi i teknologjisë tha se 'Modaliteti i bllokimit' është krijuar për të aktivizuar mbrojtje 'ekstreme'. Askush nuk do mund të hyjë në iPhone-in e dikujt, nëse ky opsion do të jetë i aktivizuar.