Tech

Mesazhe të përkohshme dhe shtimi i opsioneve për përdoruesit në PC! Whatsapp njofton përditësimin më të madh në 5 vite

Mesazhe të përkohshme dhe shtimi i opsioneve për përdoruesit

Aplikacioni më i përdorur në botë për shkëmbimin e mesazheve elektronike “Whatsapp”, ka lajmëruar detajet e përditësimit më të madh që do të aplikohet në këto pesë vite, që pritet t’i ndryshojë fytyrën njëherë e përgjithmonë.

Whatsapp ka shpenzuar muajt e fundit duke rifituar besimin e përdoruesve që u minua me skandalet e privatësisë të vitit 2020, teksa u vërtetua që ndante të dhënat e llogarive me rrjetin social Facebook që bëri që mijëra përdorues ta braktisnin aplikacionin dhe deri diku ja ka arritur. Whatsapp ka dërguar disa mesazhe tek përdoruesit e tij për të shpjeguar sesi funksionon enkriptimi pajisje-më-pajisje, ku dhe nënvizon se as Whatsapp as Facebook nuk kanë akses në shkëmbimet personale të përdoruesve.

Tanimë, Whatsapp do të marrë disa nga karakteristikat e aplikacioneve të tjera, teksa do të instalojë opsionin e dërgimit të mesazheve të përkohshme që fshihen pasi janë parë. Gjithashtu, përmirësime të ndjeshme pritet që të bëhen në aplikacionin e Whatsapp për kompjuterat personalë, duke lejuar madje që aplikacioni të përdoret pa qenë i lidhur me smartphone-in, duke mundësuar lidhjen nga PC-të pa pasur lidhje interneti direkt me telefonin celular, një ndihmë e madhe për ata që mund të jenë duke udhëtuar.

Gjithashtu, për herë të parë versioni i PC do të lejojë edhe telefonata dhe mesazhe zanore, një shtesë që është kërkuar nga miliona përdorues përgjatë viteve të fundit që do të mund të shndërronte Whatsapp një konkurrent të mirëfilltë të Skype dhe Zoom.

Suksesi i madh i aplikacionit është se do të mundet të bëjë të gjitha këto duke garantuar privatësinë dhe inkriptimin e të gjitha mesazheve, ndonëse mund të dërgohen nga PC apo pajisje sekondare në lidhje me celularin. Padyshim që ndryshimet e reja do të mirëpriten nga të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Përshtatur nga "The Forbes"/Tiranapost.al