Tech

Mesazhet janë të koduara dhe s’mund të lexohen as nga Facebook: Çfarë do ndryshojë tani WhatsApp?

Mesazhet janë të koduara dhe s’mund të lexohen as nga

Pas një përpjekje të dështuar për të ndryshuar politikat e privatësisë, që largoi miliona përdorues nga aplikacioni, WhatsApp do të bëjë një përpjekje të dytë të azhurnimit nga mesi i muajit maj.

WhatsApp do të lejojë për herë të parë qasje të kufizuar në shërbimet e tij për përdoruesit që nuk pajtohen me kushtet e reja të shërbimit. Nga 15 maji, ata përdorues nuk do jenë më në gjendje të dërgojnë ose lexojnë mesazhe, por do të vazhdojnë të jenë në gjendje të marrin telefonata dhe njoftime për një kohë të shkurtër.

Përfundimisht, ata përdorues do të bllokohen nëse nuk pranojnë kushtet e reja. Në tre javët e para të këtij viti kur WhatsApp fillimisht u përpoq të ndryshonte kushtet e privatësisë, kompanitë konkurrente si Signal dhe Telegram fituan më shumë se 30 milion përdorues.

Në janar, postimet virale të përhapura gjerësisht pretenduan që politika e privatësisë i dha të drejtën aplikacionit për të lexuar mesazhet e përdoruesve dhe për t'ia dorëzuar informacionin kompanisë mëmë, Facebook.

Por një zëdhënës i WhatsApp ka thënë:

"Ne kemi kaluar javët e fundit duke rishikuar reagimet nga përdoruesit. Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për ne që të dëgjonim për shqetësimet e njerëzve dhe të mësonim se çfarë mund të bëjmë më mirë. Njerëzit duhet të dinë se WhatsApp dhe Facebook nuk mund të lexojnë ose dëgjojnë biseda personale pasi ato janë të koduara nga skaji në fund. Kjo është qasja jonë globale për të mbrojtur informacionin privat të njerëzve dhe kjo nuk po ndryshon. "

Kushtet e reja të shërbimit të kompanisë nuk ndryshojnë nga ato që ajo u përpoq të prezantonte në janar, por shpresohet që më ndryshimet e propozuara do të hiqet frika e përdoruesve.

Kushtet e reja të shërbimit janë përqendruar kryesisht në një sërë veçorish që lejojnë bizneset të lidhen me WhatsApp, me shërbime të ngjashme në aplikacionin kryesor të Facebook.

Kjo përfshin një nivel të pashembullt të lidhjes midis dy shërbimeve, gjë që ngjalli shqetësim tek përdoruesit.

*The Guardian/ Tiranapost.al.