Tech

Mesazhin në WhatsApp nuk mund ta bësh më forward sa herë të duash

Mesazhin në WhatsApp nuk mund ta bësh më forward sa herë

Në përpjekje për të frenuar përhapjen e lajmeve të rreme sidomos në këto kohë pandemie, WhatsApp ka vendosur limit në numrin e mesazheve që bën Forward; nga pesë që ishte më parë, ku mesazhin e dërgoje në të njëjtën kohë, tani në vetëm tek një person .

Kujtojmë se para dy vitesh, kur u prezantua platforma me mesazhet Forward, mesazhin mund ta dërgonim deri në 250 grupe në kohë të ndryshme, por edhe kjo tani do të ndryshojë.

Zyrtarë të WhatsApp thonë se po punojnë me OJQ-të dhe qeveritë, përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetit dhe mbi 20 ministri kombëtare të shëndetësisë, për të ndihmuar përdorues që të kenë akses në informacionin e saktë dhe jo Fake.