Tech

Microsoft do zëvendësojë gazetarët me robotë!

Microsoft do zëvendësojë gazetarët me robotë!

Microsoft do të zëvendësojë dhjetëra gazetarë me kontratë në faqen e internetit të MSN-së dhe në vend të tyre do të përdoren robotë, me sisteme të automatizuara për të zgjedhur lajme nga mediat amerikane dhe britanike dhe për ti pasqyruar në faqen zyrtare.

Deri më tani përzgjedhja e lajmeve, kurimi i tyre dhe përzgjedhja e fotove bëhej nga gazetarët, të cilët tashmë po i sfidon inteligjenca artificiale.  Gjigandi i teknologjisë amerikane ka deklaruar se si të gjitha kompanitë, po bëhet një mënyrë vlerësimi i biznesit, me rritje të investimeve dhe rizhvendosje. Por theksohet se ky vendim i fundit nuk lidhet me pandeminë e koronavirusit.

Kjo do të thotë më shumë se rreth 50 gazetarë do të humbin punën në fund të qershorit.

Një prej gazetarëvr ka thënë për mediat: Është demoralizuese të mendosh që robotët zëvendësojnë njeriun. Të tjerë vënë në dyshim se si do të funksionojnë mes rrezikut për përzgjedhje të papërshtatshme të artikujve.

Ndërsa një gazetar tjetër ka treguar: Kalova shumë kohë duke lexuar se si automatizimi dhe Inteligjenca Artificale do të na marrin punët, dhe tani me mori timen!

Microsoft është një nga shumë kompani të teknologjisë që po eksperimentojnë me format e të ashtuquajturës gazetari robotike për të ulur kostot. Google gjithashtu po investon në projekte për të kuptuar se si mund të funksionojë.