Tech

Mos e deaktivizoni! Facebook ka një zgjidhje për ata që duan të bëjnë pak pushim nga aplikacioni

Mos e deaktivizoni! Facebook ka një zgjidhje për ata që duan

Rrjetet sociale janë sa të nevojshme në këtë kohë karantine, po aq mund të kthehen edhe stresuese. Një opsion i ri në Facebook dëshiron të ndihmojë të gjithë ata persona që duan të bëjnë pak pushim nga njoftimet e shpeshta apo mesazhet.

'Quiet Mode' i lejon përdoruesit që të planifikojnë se kur duan që të jenë të disponueshëm në Facebook dhe u jep mundësinë që të të mos marrin njoftime kur kanë nevojë për një pushim.

Mos e deaktivizoni! Facebook ka një zgjidhje për ata që duan

Kur e aktivizoni këtë opsion, atëherë do të nxiteni që të mos e hapni aplikacionin. Nëse përpiqeni të hyni, do t’ju kujtojë se për sa kohë e keni aktivizuar.

Përdoruesit sigurisht që mund të zgjedhin ta çaktivizojnë opsionin dhe do të lejohen ta përdorin Facebook-un për 15 minuta, por duke vendosur disa pengesa shtesë, në mënyrë që të nxiten të bëjnë pushimin që donin.

“Ndërsa të gjithë përshtatemi me rutina të reja dhe qëndrojmë në shtëpi, vendosja e kufijve për mënyrën se si e kaloni kohën në internet mund të jetë e dobishme”, shkroi Facebook në një postim në blog.

Mos e deaktivizoni! Facebook ka një zgjidhje për ata që duan

Momentalisht këtë opsion mund ta përdorin në celular vetëm ata që kanë iOS, ndërsa nga qershori edhe ata që kanë Android./ Burimi Daily Mail