Tech

Mos injoro këtë njoftim të WhatsApp ose mund të bllokohen mesazhet

Mos injoro këtë njoftim të WhatsApp ose mund të bllokohen

Mos injoroni shfaqjen e një paralajmërimi në WhatsApp që ju kërkon të pranoni ndryshimet dhe termat e rinj, ose rrezikoni të bllokoheni së dërguari mesazhe. Nga java e ardhshme, përgjigjja për pranimin e azhurnimeve do të bëhet me detyrim, që do të thotë se duhet ta pranoi nëse doni të vazhdoni të përdorni aplikacionin.

Mos injoro këtë njoftim të WhatsApp ose mund të bllokohen

WhatsApp është lidhur me Facebook, dhe përdoruesit janë njoftuar që të pranojnë politikën e re prej muajsh. Me datë 15 maj, nëse ju vjen njoftimi për herë të fundit duhet të pranoni kushtet ose do të bllokoheni nga aplikacioni.

Ndryshimet e reja lejojnë që të lidhen mesazhet me Messenger dhe WhatsApp. Ose mesazhet e Facebook, do të shfaqen edhe në WhatsApp.

Mos injoro këtë njoftim të WhatsApp ose mund të bllokohen

WhatsApp fillimisht u dha përdoruesve afat deri me 8 shkurt për të rënë dakord për kushtet, por e shtyu atë përsëri në maj pas kritikave të ashpra në internet, mbi çështjet e privatësisë.

Sipas TechCrunch nga data 15 maj, azhurnimi do të jetë i plotë për të gjithë përdoruesit e WhatsApp dhe nuk do jepet më mundësia për ta lënë pëzull. Ata që nuk pranojnë marrëveshjen do të bllokohen nga dërgimi i mesazheve dhe mund t'u bllokohet edhe accounti.

Kompania ka theksuar se azhurnimi nuk do të ndikojë në bisedat personale, të cilat mbesin të mbrojtura.

Mos injoro këtë njoftim të WhatsApp ose mund të bllokohen

Facebook ka nisur biznesin edhe në WhatsApp që gjatë vitit të kaluar ndërsa po punohet më tej për të rritur të ardhurat nga aplikacioni përmes reklamave.

Facebook bleu WhatsApp për 19 miliardë dollarë në vitin 2014 dhe është ende në kërkim të mënyrave efektive për të fituar para.

Aplikacioni tashmë ndan kategori të caktuara të të dhënave personale, duke përfshirë numrin e telefonit të përdoruesit dhe adresën IP, me Facebook.

*Tiranapost.al.