Tech

NASA: Raketa Artemis I do të bëjë tentativën e dytë drejt Hënës

NASA: Raketa Artemis I do të bëjë tentativën e dytë

Agjencia amerikane e hapësirës do të përpiqet edhe një herë ditën e sotme, në orën 14:17 me kohën lokale në Florida, të lëshojë raketën e saj Artemis I nga Toka.

Nasa u pengua për shkak të një problemeve teknike dhe të motit kur u përpoq të niste misionin Artemis I Moon nga Toka të hënën.

“Duhet të paraqitemi, duhet të jemi gati dhe duhet të shohim se çfarë sjell dita,” u tha gazetarëve Mike Sarafin, menaxheri i misionit Artemis i NASA-s.

Objektivi i mjetit 100 metra i gjatë do të jetë të hedhë një kapsulë në drejtim të Hënës, diçka që nuk ka ndodhur që nga Projekti Apollo në vitin 1972.

Artemis I është një demonstrim teknologjik, pa ekuipazh në bord, por nëse gjithçka shkon sipas planit në mision, atëherë Artemis II, që pritet të fluturojë në 2024, me siguri do të ketë njerëz.

Astronautja e NASA-s Jessica Mier tha se të gjithë duhet të tregojnë durim ndërsa SLS lëviz drejt fluturimit të saj të parë dhe të mos habitemi nëse do të ketë një shtyrje të mëtejshme.

“Po, sigurisht që është zhgënjyese për të gjithë, por nuk është e papritur”, tha ajo për BBC Neës. “Është pjesë e mënyrës se si ne i bëjmë gjërat në Nasa. SLS përfundimisht do të ketë njerëz në të, miqtë e mi, kolegët e mi. Pra, ne duhet të sigurohemi që ky fluturim provë të shkojë mirë.”