Tech

Nëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pas

Nëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pas

Përditësimi i ri i Apple, iOS 14, tani është i disponueshëm për të gjithë ata që kanë iPhone dhe përfshinë disa veçori interesante.

Një nga ndryshimet më argëtuese është opsioni ‘Back Tap’, i cili lejon përdoruesit të kapin ‘screenshot’, ose të kryejnë veprime të tjera, thjesht duke goditur me gisht në pjesën e pasme të telefonit dy ose tre herë.

Nëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pas

Ekzistojnë një numër veprimesh që mund t’i bësh duke shtypur më gisht në pjesën e pasme të telefonit, si ‘screenshot’, kontrollin e volumit, Siri-n dhe ‘scrolling’. Përdoruesit mund të caktojnë veprime të ndryshme kur e prekin dy herë dhe kur e prekin tre herë.

Ata që kanë instaluar iOS 14 mund të gjejnë këtë opsion tek ‘Settings’, më pas shkoni tek ‘Accessibility’ dhe më pas tek ‘Touch’.

Këtu, përdoruesi do të duhet të klikojnë në 'Back Tap', i cili më pas do t'i paraqesë atyre dy mundësi: 'Double Tap' dhe 'Triple Tap'. Kur klikojnë në secilën prej tyre, përdoruesit do të eksplorojnë listën e plotë të opsioneve të disponueshme.

Opsioni 'Back Tap' vlen për celularët: iPhone 8, iPhone 8 Plus, iPhone X, iPhone XS, iPhone XS Max, iPhone XR, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.

Nëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pas

Një tjetër ndryshim që do t’i ndodhë celularit lidhet me estetikën e ‘homes screen’ dhe mënyrën sesi do t’i vendosni aplikacionet, ku mund të vendosi edhe imazhin tuaj në secilën prej tyre./ Burimi Unilad

Nëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pasNëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pasNëse ke instaluar iOS 14, celulari yt merr komanda duke e klikuar nga pas