Tech

‘Netflix’ merr një vendim për përdoruesit e tij në Europë

‘Netflix’ merr një vendim për përdoruesit e tij

Pas karantinimit, filmat dhe librat janë dy shpëtimtarët që po i japin mundësinë njerëzve ‘të vrasin’ kohën brenda katër mureve. Dhe nëse ‘Netflix’ u bë tani pjesë e rutinës suaj, një lajm jo i mirë vjen nga kompania.

Ajo ka vendosur që të ulë cilësinë e transmetimit në Europë për të paktën një muaj, për të parandaluar ndonjë kolaps të mundshëm të internetit, për shkak të përdorimit të shpeshtë gjatë periudhës së pandemisë.

"Ne vlerësojmë se kjo do të zvogëlojë trafikun e ‘Netflix’ në rrjetet evropiane me rreth 25% duke siguruar gjithashtu një shërbim me cilësi të mirë për anëtarët tanë”, tha një zëdhënës i ‘Netflix’ në një deklaratë.

‘Netflix’ njoftoi vendimin pasi zyrtarët e BE-së i kërkuan kompanisë dhe audiencës që të mos hedhin video me cilësi të lartë. Komisioni Europian tha se ndërsa ka pasur një rritje të përdorimit të internetit, deri më tani nuk janë raportuar ndërprerje ose pasoja të mëdha.

Një zëdhënës i ‘Netflix’ tha për ‘CNN Business’ se ky vendim nënkupton që disa përdorues mund të shohin një ulje të cilësisë së videos, ndërsa të tjerë nuk do të shohin asnjë ndryshim./ Burimi CNN