Tech

Nisma e gjelbër në Francë, 4000 euro nëse lë makinën e blen një biçikletë elektrike!

Nisma e gjelbër në Francë, 4000 euro nëse lë

Qeveria franceze sapo ka lançuar një nismë të re për të stimuluar qytetarët të lënë makinat dhe të përdorin biçikletat elektrike.

Kjo nuk është vetëm një ndihmë shtetërore për të kaluar nga një makinë ndotëse në një makinë më ekologjike, por edhe një manovër ekonomike për të shtyrë qytetarët të refuzojnë përdorimin e makinës.

Nisma e gjelbër në Francë, 4000 euro nëse lë

I pagëzuar me “Le Plan Vélo”, ky mekanizëm nxitës padyshim do të bëjë që tregu i eBike-ve të fluturojë në Francë dhe gjithashtu shënon një pikë kthese në lidhje me tregun e dy rrotakëve.

Nisma e gjelbër në Francë, 4000 euro nëse lë

Ndihma për biçikletat elektrike nuk është dhe aq e re në Francë, pasi ka të paktën 5 vite që inkurajohet, por asnjëherë nuk kishte arritur shifra të tilla dhe nuk ishte lidhur më parë me detyrimin për të hequr dorë nga përdorimi i makinës.

Jo vetëm kaq: është vendosur edhe stimuli “absolut”: 400 euro për ata që shesin makinën pa blerë asgjë.