Tech

Njeriu më i pasur në botë thotë se nuk ka një shtëpi

Njeriu më i pasur në botë thotë se nuk ka një

Elon Musk, i cilësuar nga Forbes si njeriu më i pasur në botë, ka deklaruar së fundmi se ai në fakt nuk ka një shtëpi dhe se fle nëpër miqtë e tij.

“Aktualisht nuk kam një shtëpi, me pak fjalë qëndroj tek miqtë e mi, fle në dhomat e gjumit që kanë për miqtë”, tha miliarderi Elos Musk në një intervistë për Chris Anderson.

Musk gjithashtu është shprehur se ai nuk ka një jaht dhe se nuk bën pushime. Megjitatë tregon se ka një avion personal që e përdor vetëm për punë.

Njeriu më i pasur në botë thotë se nuk ka një

“Sigurisht, do të ishte shumë problematike nëse do të shpenzoja miliarda dollarë në vit për konsum personal, por s’është kështu . S’bëj shpenzime të mëdha. Dua të them, me përjashtim të një avioni, por nëse nuk e përdor do të thotë më pak orë pune”, thotë Elon Musk.

Musk ka një pasuri me vlerë neto 251 miliardë dollarë, sipas Bloomberg.

Më herët, në një intervistë për Vanity Fair, ish-partnerja e tij Grimes, u shpreh se Musk jeton ndonjëherë “në kufirin e varfërisë”, megjithëse është njeriu më i pasur në botë.

Njeriu më i pasur në botë thotë se nuk ka një

Së fundmi Musk u bë dhe aksioneri më i rëndësishëm i platformës së rrjeteve sociale Twitter, teksa kërkon që të blejë të gjitha aksionet. Sipas Musk kjo lëvizje e tij nuk erdhi për t’u pasuruar akoma edhe më shumë por për të siguruar që platforma të mbetet e besueshme për demokracinë.

"Kjo nuk është një mënyrë për të fituar para. Ndjenja ime e fortë intuitive është se të kesh një platformë publike që është maksimalisht e besueshme dhe gjerësisht gjithëpërfshirëse është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetërimit”, tha Musk.

Tiranapost.al