Tech

OpenAi është telashe të brendshme! Ndërrohet sërish CEO

OpenAi është telashe të brendshme! Ndërrohet sërish CEO

Ishte Mira Murati ajo që para 4 ditësh mbushi titujt e mediave shqiptare, dhe atyre ndërkombëtare, edhe pse këto të fundit më shumë u përqëndruan në atë që po ndodhte brenda OpenAI, dorëheqjes së detyruar nga bordi të CEOs Sam Altman.

Çfarë po ndodh në Open AI? A është kjo një luftë interesash, përplasje, në një nga platformat që hapi më shumë debate se çdo platformë tjetër e botës teknologjike.

Mediat flasin për teori të ndryshme konspirative, por mbetet për t'u parë.

Sot është emëruar CEO i ri Emmett Shear. Në një postim, Shear tha se kishte marrë një telefonatë nga kompania gjatë së cilës iu kërkua që të bëhet CEO i përkohshëm i kompanisë dhe se kishte e kishte pranuar ofertën pasi u konsultua me familjen.

Ndërkohë sot Mira Murati publikoi një postim në X duke thënë "OpenAi është asgjë pa njerëzit e tij" duke shkaktuar një sërë komentesh për problematika brenda kompanisë teknologjike.