Tech

Nuk do mund të bëni më bllok në Twitter

Nuk do mund të bëni më bllok në Twitter

Nuk do jeni më në gjendje të bllokoni njerëz në aplikacionin Twitter, që tani quhet X. Elon Musk thotë se ekipi i tij është duke zhvilluar një version të ri që nuk të lejon t’i bllokosh njerëzit e padëshiruar, por vetëm t’ua ndalosh mundësinë që të shkruajnë mesazh.

Musk, që nga momenti kur bleu Tëitter në vitin 2022, e përshkroi veten si një mbrojtës absolut i lirisë së fjalës. Por sipas the Guardian sasia e gjuhës së urrejtjes dhe e gjuhës antisemitike është rritur që nga momenti që ai mori kontrollin e Kompanisë