Tech

One mbështet maratonën e Tiranës: Thyej rekordin personal

One mbështet maratonën e Tiranës: Thyej rekordin personal

One Albania njofton me krenari mbështetjen e Maratonës së Tiranës, një prej ngjarjeve më gjallëruese në kryeqytet, ky mijëra qytetarë nga komunitete të ndryshme bashkohen për të tejkaluar limitet e vetes.

Përtej përfitimeve shëndetësore, One Albania do të ofrojë edhe shpërblime shtesë për pjesëmarrësit duke ofruar çmime unike, dhurata dhe përvoja ekskluzive.

Për ta pasuruar edhe më tej atmosferën e Maratonës, stafet e One Albania do t’i bashkohen garës, së bashku me 55 garues nga 4iG Group Hungaria, One Mali i Zi, duke shpalosur frymën e grupit midis kompanive të tij, por edhe popullaritetin në rritje dhe ndërkombëtare të Maratonës së kryeqytetit shqiptar.

Në Maratonën e Tiranës marrin pjesë komunitete të ndryshme, nga atletët me përvojë e deri te vrapuesit që marrin pjesë për herë të parë, të gjithë me synimin e përbashkët për të thyer rekordet personale.

One Albania fton të gjithë vrapuesit, mbështetësit dhe entuziastët e sportit t'i bashkohen Maratonës së Tiranës të këtij viti, duke përqafuar frymën "Go Beyond Personal Best"/”Thyej Rekordin Personal” për të festuar fitoren e durimit dhe vendosmërisë mbi vështirësitë dhe kufizimet.