Tech

One TV modernizon mënyrën sesi do shikosh emisione, filma e seriale

One TV modernizon mënyrën sesi do shikosh emisione, filma e seriale

Ke hequr dorë nga televizori, filmat dhe programet, sepse nuk ke kohë e sepse nuk janë komodë? Jo, më.

One Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në Shqipëri, ka krijuar një mundësi të re për mos të të humbur asgjë. Një mundësi që e bën televizorin e çdo pajisje tjetër në shtëpi, smart.

Njihu me platformën One Tv!

View this post on Instagram

A post shared by One Albania (@one.albania)

Dje, në një ceremoni speciale u prezantua platforma e re ONE TV që ofron një përvojë televizive superiore dhe unike, me një gamë të gjerë funksionesh dhe përmbajtjesh që i përshtaten çdo anëtari të familjes.

Çfarë tha Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania gjatë prezantimit dje?

“ONE TV do të transformojë përvojën tradicionale televizive në një medium dinamik dhe të ndërlidhur. Kjo eksperiencë nuk ka të bëjë më vetëm me konsumin e kontentit televiziv; por ka të bëjë me përjetimin e saj, ndërveprimin dhe përshtatjen me preferencat e stilin e jetës suaj.” - tha Brano Djurovic.

One TV modernizon mënyrën sesi do shikosh emisione, filma e seriale
Brano Djurovic

Po si funksionon konkretisht?

ONE TV ka kaluar nga shërbimi IPTV në një platformë të avancuar hibride OTT/IPTV, të mundësuar nga set-top boxes AndroidTV, duke sjellë një grup krejtësisht të ri funksionesh.

Tashmë mund ta ndalosh, rifillosh, rikthesh nga e para apo regjistrosh atë që po shikon. Dhe jo vetëm në një, por në tre pajisje.

Në cilat pajisje?

Në Televizor, laptop, tablet apo smartphone.

Secili familjar mund të krijojë llogarinë e tij, pa asnjë pagesë ekstra.

One TV modernizon mënyrën sesi do shikosh emisione, filma e seriale

I sigurt edhe për fëmijët…

Përmes kontrollit prindëror, përvoja e të parit televizor për fëmijët është gjithashtu e sigurt me One Tv. Asnjë vogëlush apo adoleshent nuk do të shohë çfarë u del përpara.

Dy fjalë në fund për One Albania

“Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve të njëjta me vendet e Europës Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuar me investime të tjera në fibra. Në Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave”, tha Brano Djurovic, Drejtori Ekzekutiv i ONE Albania në eventin dje.