Tech

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të orave Galaxy

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të

Samsung Eletronics ka njoftuar se One UI Watch4.5 së shpejti do të jetë i disponueshëm për pajisjet Galaxy Watch . Në krye të versionit më të fundit të Wear OS mundësuar nga Samsung (me Wear OS 3.5), versioni i ri i One UI Watch4.5 shton një përvojë më të plotë të shkrimit, një mënyrë më të lehtë për të kryer telefonata dhe një sërë veçorish të reja intuitive aksesueshmërie, duke e bërë eksperiencën me Galaxy Watch një paketë më të plotë.

Përvojë më e plotë e përdorimit

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të

Për ta bërë më të lehtë ndërveprimin me orën, One UI Watch4.5 shton një përvojë të plotë shkrimi në ekran. Pavarësisht nëse jeni duke bërë kërkime ose duke ju përgjigjur mesazheve dhe emaile-ve, mund të përfitoni nga tastiera e re e plotë QWERTY me rrëshqitje për të shkruar, duke e bërë më të lehtë se kurrë komunikimin nëpërmjet orës . Plus, në vend që të përdorni vetëm një metodë, One UI Watch4.5 ju lejon të ndërroni pa probleme hyrjet në çdo kohë, duke ju lejuar të filloni të diktoni një mesazh dhe të kaloni në tastierë nëse keni nevojë për më shumë privatësi.

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të

Kryerja e telefonatave në Galaxy Watch është gjithashtu më harmonike, falë mbështetjes me dy karta SIM në One UI Watch4.5 . Përdoruesit mund të vendosin një kartë SIM në smartphone-n e tyre Galaxy dhe ta sinkronizojnë atë automatikisht me orën Galaxy. Një ndërfaqe e lehtë për t'u lexuar ju tregon gjithmonë se cila kartë SIM po përdoret te ora. Nëse opsioni i kartës SIM është vendosur në " Ask always " në telefon, përdoruesit mund të zgjedhin se cilën kartë SIM dëshirojnë të përdorin nga ora e tyre Galaxy. Dëshironi të bëni telefonata pa dhënë numrin tuaj personal? Është zgjedhja juaj - SIM1 ose SIM2.

Përveç të qenit një mjet komunikimi që e keni gjithmonë me vete, Galaxy Watch ofron më shumë opsione personalizimi të fushës së orës, kështu që kompleton më mirë çdo gjë që keni veshur. Shijoni fushën tuaj të preferuar të orës në stile të ndryshme duke përshtatur çdo shembull me ngjyra dhe kombinime të ndryshme . Për më tepër, duke krijuar listën e të preferuarave, fushat e orës që zgjidhni ruhen për një përzgjedhje të shpejtë, kështu që nuk keni nevojë të kaloni nëpër gjithë koleksionin tuaj.

Një Galaxy Watch më i aksesueshëm

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të

Përditësimi i One UI Watch4.5 përfshin gjithashtu veçori të përshtatshme aksesueshmërie që u mundësojnë përdoruesve të shijojnë përvojën e plotë të Galaxy Watch.

Përdoruesit që e kanë të vështirë të dallojnë ngjyrat do të jenë në gjendje të rregullojnë ekranin në ngjyrën e tyre të preferuar dhe të rrisin kontrastin për t'i bërë shkronjat më të lehta për t'u lexuar. Karakteristika të tjera për ndihmën vizuale përfshijnë reduktimin e transparencës dhe efekteve të turbullimit, si dhe heqjen e animacioneve. Përveç kësaj, ka opsione në ndihmë të atyre që kanë vështirësi në dëgjim duke i lejuar përdoruesit të balancojnë tingullin nga krijimin e audios majtas dhe djathtas për kufjet e tyre të lidhura Bluetooth .

Ata që kanë nevojë për mbështetje shtesë për hyrjet me prekje, mund të zgjasin kohëzgjatjen e ndërveprimit të prekjes së ekranit me ‘Tap duration’ dhe mund të çaktivizojnë hyrjet e përsëritura me ‘Ignore repeated touches’ për kontroll më të mirë.

Për mbështetje shtesë, përdoruesit mund të rregullojnë se sa kohë funksionet e përkohshme, si volumi dhe njoftimet, do të qëndrojnë në ekran me ‘Time to take action’ dhe mund të vendosin butonin "Home" për të ndërruar funksionin më të përdorur. Të gjitha opsionet e aksesueshmërisë mund të aksesohen nga një menu e përshtatshme.

Galaxy One UI Watch4.5 është planifikuar të publikohet në tremujorin e tretë me më shumë veçori që do të bëhen të ditura në vazhim. Për më shumë informacione vizitoni Samsung Mobile Press.

Rreth Samsung Electronics

One UI Watch4.5 sjell një përvojë të plotë të

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

*Ky është shkrim i sponsorizuar