Tech

Opsioni më i ri i iPhone: Mund të modifikoni një mesazh të dërguar, ose ta fshini fare atë

Opsioni më i ri i iPhone: Mund të modifikoni një mesazh të

Ky funksion i ri i mesazheve IM është i disponueshëm në përditësimin më të fundit të softuerit të Apple, iOS16. Për të anuluar ose modifikuar një mesazh, thjesht shtypni dhe mbani shtypur butonin e dërgimit në mesazhin e sapodërguar (në të njëjtën mënyrë që "pëlqeni" mesazhin e dikujt tjetër). Do dalë një tabelë. Në të zgjidhni "fshij dërgimin" ose "redakto". Personi tjetër mund të shohë nëse e keni fshirë apo redaktuar një mesazh. Nëse është redaktuar, ata munden të shikojnë versionin e vjetër nëse klikojnë mbi të. Ky opsion funksionon vetëm nga iMessage në iMessage. Nuk funksionon akoma nëse i dërgoni mesazhe dikujt që ka një telefon Android. Gjithashtu personi me iPhone të cilit i dërguat mesazhin, duhet të ketë bërë përditësimin.

Po kujdes se e ka një kufizim edhe ky opsion. Do të keni vetëm dy minuta kohë për ta fshirë një mesazh të dërguar dhe jo më shumë.

Kurse për ta modifikuar, do të keni 15 minuta kohë.