Tech

Pajisja që mund të shpëtojë jetë: Pse duhet ta kenë të gjithë në shtëpi përballë Covid

Pajisja që mund të shpëtojë jetë: Pse duhet ta

Një nga misteret e Covid është shkaku pse nivelet e oksigjenit në gjak ulen kaq rrezikshëm për jetën dhe kjo mund të ndodhë pa e kuptuar fillimisht i infektuari. Shumë pacientë kanë shkuar në spital pasi janë prekur nga kjo gjendje që ndyrshe quhet hipoksia e heshtur. Por nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë ulur aq ndjeshëm do të thotë rrezik për jetën edhe në spital, pasi në disa raste bëhet shumë vonë për t'u trajtuar në mënyrë efektive.

Por ekziston një pajisje që potencialisht mund të shpëtojë jetën. Quhet Oksimetër dhe mundëson monitorimin e nivelit të oksigjenit në shtëpi. Çmimi shkon në varësi të vendeve, por mesatarja rreth 20 paund.

Në Britani po blihet në masë kjo pajisje, kryesisht nga persona të cilët kanë probleme të tjera shëndetësore, por ashtu siç ky virus shpërtheu mistershëm mund të sëmurën rëndë dhe të tjerë të shëndetshëm.

Niveli normal i oksigjenit në gjak është ndërmjet 95% dhe 100%. Oksimetri vendoset në gisht dhe jep një dritë pulsuese. Më pas matet sasia e pulsimeve përmes dritës që absorbohet dhe kështu llogaritet niveli i oksigjenit në gjak që shfaqet në ekran.

Sugjerohet që nivelet e oksigjenit tek pacientët me Covid të maten tri herë në ditë.

Nëse nivelet e oksigjenit bien në 93% ose 94%, atëherë duhet të kontaktohet me mjekun e familjes apo të telefonohet urgjenca. Nëse shkojnë nën 92%, pacientët duhet të telefonojnë menjëherë urgjencën.

Studimet të cilat në fakt nuk janë shqyrtuar nga shkencëtarë të tjerë, kanë treguar se edhe nivelet e oksigjenit nën 95% janë të lidhura me një rrezik në rritje të vdekjes.

Oksimetri shitet në Farmaci. 

*Tiranapost.al.