Tech

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë për koronavirusin

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë

Pas 26 nëntorit, kur Shqipëria u trondit nga tërmeti i fuqishëm që i mori jetën 51 personave, shumë qytetarë vendosën që të shkarkonin në celularin e tyre aplikacionet e ndryshme që tregonin çdo lëkundje në çdo vend të botës.

Dy nga aplikacionet që u shkarkuan masivisht, “EarthQuake” dhe “Last Quake”, njoftonin shqiptarët për çdo lëkundje që ndihej apo jo në vendin tonë.

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë

Ndërsa tani me rrezikun e koronavirusit janë ndërtuar aplikacione që tregojnë detaje për përhapjen dhe personat e prekur nga virusi vdekjeprurës.

Dy prej aplikacioneve që janë shkarkuar më shumë janë “WorldoMeters” dhe “Coronavirus live tracking”.

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë

Këto aplikacione të njohin me numrin e rasteve të të prekurve, të personave që kanë humbur jetën, ndarjet sipas moshës dhe gjinisë, vendet ku është përhapur apo detaje të tjera që lidhen me virusin.

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë

Ashtu si aplikacionet për tërmetin, edhe këto për virusin veç panikut nuk kanë asnjë qëllim tjetër.

Pas aplikacionit për tërmetin, njerëzit po fiksohen me atë

Ndaj nëse keni menduar ta shkarkoni apo e keni një të tillë në celular, duhet që të mos e bazoni ditën tuaj te një aplikacion, por vetëm te lajmet zyrtare të publikuara nga institucionet dhe këshillat që vijnë prej tyre.