Tech

Për nostalgjikët e Motorola-s. Çmimi i telefonit të ri nuk krahasohet me iPhone dhe ka një pikë të fortë

Për nostalgjikët e Motorola-s. Çmimi i telefonit të ri nuk

Të marrësh një telefon të ri është një vendim jo dhe aq i thjeshtë kur merr parasysh çmimet e tyre. IPhone 12 Pro kushton nga 999 paund ndërsa Galaxy S21 Ultra i Samsung i lançuar së fundmi kushton 1,149 paund.

Por Motorola nuk ka lidhje me këto shifra! Kompania sapo ka lancuar telefonin e tij Smart të ngjashëm me modelin e7I. Çmimi është vetëm 79 paund, duke u kthyer kështu në opsionin m të mirë për ata që nuk janë gati për shpenzime të mëdha.

Dhe në fakt nuk është i keq, siç mund të mendojnë disa për shkak të kostos së ulët. Telefoni ka një ekran 6.5 inç me raportin 20: 9 dhe rezolucion 1,600 x 720 pixel.

Procesori është një CPU me okta-bërthamë ka vetëm 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë ??ruajtëse. Sidoqoftë, nëse dëshironi, mund të shtoni një kartë microSD për memorien. Telefoni ka gjithashtu një kamer me lente të dyfishtë rreth pjesës së pasme, e përbërë nga një kamer kryesore 13 megapiksel dhe një makro 2 megapiksel. Kamera selfie e përparme është 5-megapiksel.

Jetëgjatësia e baterisë duket të jetë tipari kryesor i këtij telefoni pasi Motorola e ka pajisur atë me një bateri 5,000 mAh që do të thotë se telefoni mund të rezistojë pa u fikur edhe nëse shihni 14 orë pa shkëputje video, apo 12 orë shfletim në internet. Për adhuruesit e muzikës, do të rezistojë 76 orë me audio të ndezur.

Telefoni ende nuk ka dalë në shitje, por Motorola njofton se do të lançohet në shitësit me pakicë si Argos, Amazon, Tesco dhe John Leëis në javët e ardhshme.

*Tiranapost.al.