Tech

Përshpejtimi i procesit të transformimit dixhital të bizneseve pas Covid-19

Përshpejtimi i procesit të transformimit dixhital të bizneseve

Nëse kishte ndonjë dyshim në lidhje me domosdoshmërinë e transformimit dixhital për jetëgjatësinë e bizneseve, Covid-19 i dha fund të gjithë dyshimeve. Në këtë realitet të ri në të cilin po jetojmë, shumica e ndërveprimeve me klientët dhe punonjësit duhet të ndodhin virtualisht. Në disa raste të vecanta, operimi dixhital ishte mënyra e vetme për të qëndruar aktiv në biznes gjatë karantinës dhe masave kufizuese.

Situata aktuale e shkaktuar nga Covid-19, për disa muaj rresht, po ndikon në mënyrën se si kompanitë drejtojnë biznesin e tyre dhe menaxhojnë punonjësit e tyre. Vazhdimësia e biznesit sot duket e pamundur pa teknologjinë e duhur.

Parë në këtë këndvështrim, avantazhet e dixhitalizimit janë të shumta. Më poshtë po rendisim disa prej tyre:

Përparësia e efikasitetit: Përdorimi i teknologjive dixhitale për të modernizuar operacionet dhe automatizuar proceset manuale.

Avantazhi i produktivitetit: Punonjësit të përgatitur tashmë për të punuar në distancë, kanë në fokusin e tyre, përdorimin e teknologjisë dhe mjeteve të bashkëpunimit për të maksimizuar produktivitetin e fuqisë punëtore.

Avantazhi i sigurisë: Punonjësit janë më të përgatitur dhe më fleksibël në përballjen e kërcënimeve kibernetike.

Avantazhi i klientit: Punonjësit analizojnë të dhënat e klientëve për të monitoruar ndryshimet në kërkesë dhe për të zbuluar nevojat e reja të klientëve.

Avantazhi i aftësisë: Punonjësit përdorin një qasje të motivuar nga të dhënat për qënë më efiçent në vendimmarrje.

Pra, kush qëndron pas gjithë këtyre ndryshimeve?

Aplikacionet që po përdorim në telefonët tanë? Programuesit kompjuterik. Programet që po përdorim për produktivitet çdo ditë? Programuesit kompjuterik. Shërbimet nga të cilat varemi (shërbimi bankar në internet, pazar, etj.) në jetën tonë të përditshme? Programuesit kompjuterik. Ekziston një sasi masive e sofuerëve në çdo industri dhe e gjitha kërkon zhvillim dhe mirëmbajtje, veçanërisht përballë ndryshimeve të tilla themelore. Zhvilluesit e softuerëve janë përgjegjës për hartimin dhe krijimin e këtyre programeve softuerike. Zhvilluesit e softuerëve do të punojnë në çdo numër detyrash si krijimi dhe përditësimi i kodit, funksionaliteti, shkrimi i dokumenteve të dizajnit, rregullimi i defekteve dhe më shumë.

Duke qenë kaq të rëndësishëm në procesin e dixhitalizimit, programuesit po bëhen gjithnjë e më të kërkuar në tregun e punës. Nëse edhe ju doni të bëheni pjesë e kësaj fushe, ju ftojmë të mësoni më shumë rreth SDA by Protik. SDA by Protik e mundësuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), dhe në partneritet me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Techspace dhe Bashkinë Tirane, trajnon studentët në kurse të ndryshme programimi si Java, Python dhe Testimi i Programeve, duke përgatitur brezin e ardhshëm të programuesve profesionistë që do të vazhdojnë të ruajnë dhe zhvillojnë softuerë të rinj për t'iu përshtatur çdo programi në situata socio-ekonomike.

Nëse doni të bëheni pjesë e fushës së IT, vizitoni https://sdacademy.al dhe qëndroni të informuar për webinarët e ardhshëm informues falas në Java dhe Python ose kontaktoni një nga përfaqësuesit SDA by Protik dhe regjistrohuni në një nga kurset e përshtatshme për ju.