Tech

Prezantohet GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i inteligjencës artificiale?

Prezantohet GPT-4o: Ç’mund të bëjë modeli i ri i

OpenAI ka prezantuar një version të ri- me kapacitet më të lartë- të teknologjisë së inteligjencës artificiale (IA) që e fuqizon mjetin e tij të popullarizuar gjenerativ, ChatGPT dhe do të mund të përdoret pa pagesë.

“Jemi shumë, shumë të lumtur që po sjellim GPT-4o për të gjithë përdoruesit tanë pa pagesë”, tha Mira Murati, në një prezantim të organizuar në San Francisko.

Modeli i ri, GPT-4o (shkronja o është shkurtesë për “omni”), do të inkuadrohet në produktet e OpenAI-së gjatë javëve të ardhshme, bëri të ditur kompania, teksa konsumatorët që paguajnë do të kenë qasje të pakufizuar në mjetin gjenerativ.

OpenAI ka thënë se modeli i ri mund të gjenerojë përmbajtje apo të kuptojë komanda me zë, me tekst apo me imazhe.

Kompania tha se GPT-4o ka të njëjtat aftësi si versioni i mëparshëm kur bëhet fjalë për tekstin, arsyetimin dhe kodimin, ndërsa vë standarde të reja industriale për biseda shumëgjuhëshe, dëgjim dhe shikim.

Gara e muskujve për IA-në

Javëve të fundit është pritur që OpenAI do ta prezantonte një version të avancuar me IA të një mjeti kërkimi online, që do të konkurronte me motorin e kërkimit të Google-it, por ditë më parë Altman paralajmëroi se kjo nuk do të ndodhte. Është pritur edhe prezantimi i GPT-5, por Altman tha javën e kaluar se kompania “nuk do të ngutej” me prezantimin e modeleve të reja të mëdha.

Të gjitha kompanitë po nxitojnë për të gjetur mënyra për të mbuluar kostot jashtëzakonisht të larta të IA-së gjenerative,

OpenAI ka nënshkruar marrëveshje për shfrytëzim të përmbajtjes me agjencinë e lajmeve Associated Press, me gazetën Financial Times, dhe me botuesin Axel Springer, por po përballet edhe me probleme ligjore pas një padie të madhe nga e përditshmja Neë York Times.

Kompanitë e IA-së, po ashtu, janë ballafaquar me padi të ndryshme nga artistë, muzikantë dhe autorë në gjykatat amerikane.